Zv/ministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti ka dhënë një lajm të mirë sa i përket pagesës së sunbvencioneve të buqjve. Sipas Bexhetit ministria e Bujqësisë gjejgësisht qeveria deri tani ka paguar 4.3 miliardë denarë edhe atë brenda gjashtë muajve.

“Gjatë 6 muajve të fundit, janë paguar mbi 4.3 miliardë denarë për subvencione bujqësore. Vetëm në dy ditët e fundit janë shpërndarë mbi 1.7 miliardë denarë për rreth 78,000 bujq, si pjesë e pagesave për vitin 2024. Kjo tregon angazhimin për të mbështetur bujqit dhe zhvillimin e bujqësisë” thotë për TS, zv.ministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti.

Ai për TS thotë se vitin e ardhshëm do të ketë edhe ndihma tjera për bujqit dhe do të jemi mbështetës të mëdhej sa i përket zhvillimit të bujqësisë në vend. /TS/