Me datë 29.12.2024 në ora 15:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale nga fshati Siriçinë për në Tudencë, automjeti i pasagjerëve ,,Opel” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga E.D.(19) nga fshati Tudence, ka goditur një këmbësor të mitur. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume