Arrestohet për marihuanë një person nga Reçica e Vogël
Me datë 30.12.2024 në ora 18.30 në rrugën ,,Vidoje Smilevski Bato” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin D.J. (26) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, për shkak se gjatë kontrollit tek ai dhe në veturën e tij “BMW” me shenja regjistrimi të tetovës, të cilën e drejtonte i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.TS