“Urime nënave dhe familjeve…Të cilave Viti i Ri u filloi më së mbari, me një anëtar të ri në familje.
🪙 Siç është tradita, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i dhuron foshnjës së parë në vitin e ri një monedhë ari, duke i uruar shëndet, lumturi dhe mirëqenie. Këtë vit në orën 00:01 lindën dy foshnja, një foshnjë mashkull në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës-GAK dhe një foshnjë femër në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë Nënë Tereza-Çair, le t’u sjellin monedhat e arta fëmijëri të shëndetshme dhe të lumtur!
✨️Na mbetet të punojmë të angazhuar për realizimin e detyrës së rëndësishme të krijimit të politikave dhe masave për të mbështetur familjet në çdo aspect, gjithashtu të mbështesim fëmijët dhe të rinjtë për rritjen dhe zhvillimin e duhur të tyre, si dhe për të përmbushur vizionet dhe potencialet e tyre për një të ardhme më të mirë për të gjithë” ka shkruar Limani

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume