Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në një intervistë të transmetuar në një televizion ukrainas se “paparashikueshmëria e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump mund të ndihmojë në përfundimin e luftës me Rusinë”.

”Trump mund të jetë vendimtar (…) në këtë luftë”, deklaroi Zelensky.

“Ai mund të na ndihmojë të ndalojmë Putinin”, shtoi ai.

“Është shumë i fortë dhe i paparashikueshëm”, tha Zelensky në intervistën televizive duke besuar se presidenti i zgjedhur amerikan “me të vërtetë dëshiron t’i japë fund luftës”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume