Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup dje ka kryer kontrollin në Rashçe, ku një veturë me pasagjerë ka rënë në ujërat e lumit Vardar.

“Pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira në terrene të paarritshme, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e gjurmëve dhe provave me qëllim përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Sipas informacioneve fillestare, automjeti drejtohej nga njëri prej të ndjerit. Gjithashtu do të lëshohet urdhër për ekspertizën e makinës. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik janë intervistuar dëshmitarët okularë të ngjarjes, si dhe familjarët e familjes në automjet për zbardhjen e të gjitha rrethanave”, thuhet në kumtesë e Prokurorisë Themelore.

Me veturën nga ujërat e Vardarit janë nxjerrë edhe trupat e tri femrave pa shenja jete, për të cilat është lëshuar urdhër për autopsi. Një person tjetër është në kërkim, ndërsa në makinë udhëtonte edhe një fëmijë, i cili është gjetur me lëndime jashtë automjetit dhe është dërguar në Qendrën Klinike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume