Me datë 03.01.2025 në ora 01.10, personi A.Z. (20) nga Gostivari, ka raportuar se N.M. nga Gostivari para një jave në mënyrë të kundërligjshme ia ka marrë celularin dhe i ka kërkuar 3000 denarë për ta kthyer telefonin edhe pse nuk i ka pasur borxh. Më datë 01.01.2025 rreth orës 17:30 janë takuar në park në rrugën “Major Çede Filipovski”, me ç’rast i akuzuari i ka marrë para nga raportuesi duke e kërcënuar me mjet të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS