Me datë 02.01.2025 në ora 10:30 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në fshatin Zhirovnicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa kombëtare zvicerane i drejtuar nga E.A. (49) ka goditur këmbësorin Sh.A. (78), të dy nga fshati Zhirovnicë. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektim është kryer nga një ekip inspektues nga DPB Gostivar.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume