Një aeroplan i Etihad nga Australia për në Emiratet e Bashkuara Arabe u detyrua të ndërpresë ngritjen pasi dy nga rrotat e tij “shpërthyen”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në bordin e aeroplanit ndodheshin rreth 300 persona kur tymi filloi të dilte nga pajisjet e tij të uljes në aeroportin e Melburnit.

Flakët përfshinë rrotat pak para fluturimit 14-orësh për në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë aeroplanin në pistë të rrethuar nga makina zjarrfikëse.

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume