Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratës së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me rastin e Grandit, duke e quajtur si një formë “vetëngushëllimi”.

Pacolli u shpreh se ministrja e di që askush në këtë proces nuk e ka kërkuar atë object, por sipas tij, kompania e tij ka kërkuar t’i kthehen fondet e saj.

“Deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”. Ministrja e din shumë mirë, që askush në këtë proces nuk ka kërkuar objektin nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm”.

“Që nga fillimi i procesitit,Mabco ka kërkuar gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj,të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume