Granit Xhaka është zgjedhur mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër në gala mbrëmjen “Sports Awards 2024”.

Ylli kosovar shkëlqeu në 2024-shin me paraqitje mbresëlënëse me Bayer Leverkusenin dhe me Kombëtaren e Zvicrës.

E për arritjen e radhës së ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit, s’kish se si të mos ishte krenar babai i tij, Ragip Xhaka, i cili e bëri një postim emocionues në rrjetet sociale.

“Urime djali im, Granit, për çmimin ‘Lojtari më i vlefshëm’ në Zvicër për vitin 2024! Me fanellën tënde me numrin 34, ti ke shkruar histori këtë vit – duke fituar kampionatin dhe kupën me Bayer Leverkusen, duke udhëhequr skuadrën si lider në çdo hap të rrugës, dhe duke arritur çerekfinalet me Kombëtaren e Zvicrës në Kampionatin Evropian”, ka shkruar mes tjerash ai në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume