Dhjetëra liderë dhe anëtarë të lëvizjes Hamas janë ekzekutuar pa gjyq në Siri nga regjimi i rrëzuar i Bashar al-Assadit.

Al-Quds Al-Arabi, ka zbuluar nga burime të Hamasit se 94 anëtarë u ekzekutuan në burgjet siriane pa gjyq.

Dokumentet e inteligjencës të gjetura në selinë e shërbimeve siriane të sigurisë pas rënies së regjimit të Asadit tregojnë se urdhri për arrestimin e çdo kuadri me lidhje të provuara me Hamasin mbetet në fuqi.

Pavarësisht pajtimit dy vjet më parë, burimet thonë se Hamasi mbetet i cilësuar si një grup tradhtar për Assad.

Burimet mohuan që ndonjë i arrestuar të ishte liruar, përfshirë komandantin ushtarak të Brigadave Qassam, Mamoun al-Jaludi (Abu Jawdat).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume