Dhjetëra shpendë që u gjetën të ngordhura në plazhin e Nartës në Vlorë, rezulton të kenë qenë të sëmura me virus.

Analizat e marra rezultuan pozitive me gripin e shpendëve. Nga kjo sëmundje janë të prekura shpendët e ujit ose të egra, por që deri tani nuk rezulton të kenë patur kontakt me shpendët shtëpiake.

Ky virus që ka prekur shpendët e ujit rrezikon të përhapet edhe tek shpendët shtëpiakë por edhe te njerëzit.

Shpendët e ngordhura u gjetën dy ditë më parë në lagunën e Nartës dhe Shërbimi Veteriner mori mostra për të bërë analizat.

Shenjat e gripit të shpendëve, H5N1 kanë një ngjashmëri me gripin sezonal, në raste më të rënda edhe më vështirësi në frymëmarrje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume