Gjykata Penale në Burksel i ka dënuar me burgim të përjetshëm tre serbë për vrasjen e veprimtarit shqiptar, Enver Hadri.

Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq u shpallën fajtorë për ekzekutimin e Hadrit, ndërsa Bozhidar Spasiq u shpall fajtor si urdhërdhënës.

Enver Hadri, i cili ishte kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra në veturën e tij derisa ishte ndalur në semafor të kuq në Saint-Gilles, Belgjikë, më 25 shkurt 1990, shkruan “The Brussels Times”, transmeton kk.

Më 25 shkurt 1990, rreth orës 16:00, Enver Hadri ishte në timonin e makinës së tij, teksa ndaloi në semafor të kuq, kur pranë tij u ndal një automjet tjetër, ku Hadri u qëllua me plumb në kokë.

Hetimi, i cili zgjati disa vite, arriti në përfundimin se ishte një atentat politik, i urdhëruar nga shërbimet inteligjente të ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të botës së krimit të Beogradit, shkroi media “The Brussels Times”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume