Rasti i parë i konfirmuar i të ashtuquajturit metapneumovirus HMPV zbulohet në Selanik. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar i cili ndodhet i shtruar në spitalin Papanikolaou.

Lajmin e ka publikuar stacioni privar televiziv Open dhe priten deklaratat zyrtare të mjekëve.

Bëhet fjalë për metapneumovirusin që ka marrë formën e një pandemie në Kinë prej javësh dhe është një virus i njohur për mjekët, transmeton TopChannel.

Rasti në fjalë është konstatuar tek një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar drejt Kinës gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para.

Fillimisht ai shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua për mjekim në spitalin Papanikolaou – i cili pranonte pacientë atë ditë dhe ka një nga klinikat më të mira të mushkërive. Të shtunën iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai ishte pozitiv ndaj virusit HMPV.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume