Me datë 07.01.2025 në ora 13:10 në hyrje të fshatit Brodec të Tetovës, në zonën e Parkut Kombëtar ,,Mali Shar”, punonjësit policorë të NjP Kodra e Diellit, kanë privuar nga liria personin A.R. (38) nga Tetova për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ,,gjuetia e paligjshme” e dënueshme nga neni 228 i Kodit Penal. Atij i janë gjetur dhe marrë një pushkë gjuetie dhe tetë fishekë, një leje për armën në emër të tij dhe një leje nga një shoqatë gjuetie. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse.TS