Skuadra e Shkëndijës ka ndarë rrugët me Valon Ahmedin. Lajmi është konfirmuar nga vet klubi kuqezi përmes faqes zyrtare.

Njoftimi i Shkëndijës:

KF Shkëndija njofton se është ndërprerë bashkëpunimi me mesfushorin Valon Ahmedi. Klubi dhe lojtari kanë vendosur që rrugët e tyre të ndahen, duke përmbyllur kështu angazhimin e tij në fanellën kuqezi. KF Shkëndija falënderon Valon Ahmedin për angazhimin e tij gjatë kohës që përfaqësoi ngjyrat kuqezi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume