Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë vende-vende të lagështa në viset më të larta dhe rrugë kryesisht të thata në vendet më të ulëta. Dukshmëri të ulur prej 20 deri 50 metra për shkak të mjegullës ka në drejtimin rrugor Tetovë – fshati Gajre, informon NP Rrugët e Maqedonisë.

Nga LAMM, ndërkaq, theksojnë se intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume