Një tërmet me magnitudë 3.6 u regjistrua në orën 02:42 të mëngjesit në veriperëndim të Friuli Venezia Giulia, në provincën e Udines.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tërmeti kishte një hipoqendër shtatë kilometra të thellë dhe një epiqendër tre kilometra nga komuna e Ampezzo.
Aktualisht nuk ka raportime për dëme në njerëz apo sende.