Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar dështimin e interpelancës për shkarkimin e Zv/kryeministrit Izet Mexhiti dhe zv/ministrit të Brendshëm, Astrit Iseni. Sipas Ibrahimit, me iniciativa të ndryshme që po inicon, opozita tenton ta mbrojë krimin dhe t’i shpëtojë përgjegjësisë.

“Opozita “Non Grata” e ka humbur busullën politike, duke tentuar ta defokusojë vëmendjen e opinionit me iniciativën për interpelancë ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, dhe zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni. Dita e sotme flet se ata, për t’i mbrojtur krimet e tyre dhe për t’i shpëtuar përgjegjësisë, provojnë çdo gjë.

Interpelanca nuk kalon. Përgjegjësi do të ketë!”, ka shkruar Ibrahimi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume