Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti në profilin e saj në Facebook ka reaguar pas votimit të interpelancës për shkarkimin e saj nga Komisioni Kuvendor për Politikë Sociale.

Dauti shkruan se përmes interpelancës dëshiruan të demonstrojnë forcë ndaj shqiptarëve dhe deputetëve që mendojnë ndryshe.

Ajo thekson se asesi nuk do të pranojë ligje diskriminuese.

Reagimi i plotë:
Përmes interpelancës dëshiruan të demonstrojnë forcë ndaj shqiptarëve dhe deputetëve që mendojnë ndryshe. Unë nuk ndryshoj, do të vazhdoj të luftoj për barazi dhe kurrë nuk do të pranoj ligje që diskriminojnë.

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume