Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa.

Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës nga Tetova në fshatin Gajre për 20-30 metra, Strazhë 30-50 metra dhe Pletvar për 40 metra.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.