Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën nga përplasja e një avioni të vogël në Urrao, në veriperëndim të Kolumbisë, transmeton Anadolu.

Avioni ishte nisur nga Jurado, një qytet në provincën Choco, pranë kufirit me Panamanë, me destinacion qytetin e Medellinit, kur humbi komunikimin të mërkurën.

Guvernatori i rajonit Antioquia, Andres Julian Redon, tha se nuk ka të mbijetuar dhe se ekipet e shpëtimit arritën të gjenin pesë trupa në zonë.

Ai tha se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe terrenit të vështirë, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë me vështirësi punën e tyre dhe ritheksoi solidaritetin dhe mbështetjen për familjet e të vdekurve.