Danimarka i ka dërguar mesazhe private ekipit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump ditët e fundit, duke shprehur gatishmërinë për të diskutuar forcimin e sigurisë në Grenlandë, ose rritjen e pranisë ushtarake amerikane në ishull, thanë dy burime të mirëinformuara për Axios.

Siç i thanë burimet Axios, qeveria daneze dëshiron të përdorë mesazhet e dërguara Trump përmes këshilltarëve të tij për të bindur presidentin e ri se shqetësimet e tij të sigurisë mund të zgjidhen pa pretendimet e SHBA-së për Grenlandën.

Burimet e Axios thanë se qeveria daneze dëshironte të shmangte një konflikt publik me administratën e re amerikane, kështu që u kërkoi anëtarëve të ekipit të Trumpit për sqarime se çfarë donte të thoshte presidenti i ri me komentet e tij për Grenlandën.