Nga ora 15:50 rruga A1 Demir Kapi – Smokvicë është plotësisht e mbyllur për shkak të rrëshqitjes së kamionëve në rrugë. Momentalisht komunikacioni është devijuar në drejtimin alternativ rrugor R 1102, bëjnë të ditur shërbimet kompetente.

Ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

Apelohen drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes sidomos në rrugën alternative, si dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume