Shkruan: Merxhan Jakupi
Sipas një maksime të Sharl de Golit, historia ka treguar se nuk ka miqësi të përjetshme, por ka interesa të përjetshme. Aleancave dhe miqësitë shumë herë kam ndryshuar në mes të natës.
Edhe ky vit ka filluar me turbulenca politike, kanë vazhduar luftërat në Europë dhe Lindjen e Mesme.
Presidenti i ri amerikan Donald Trump, para se të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, hapi Kutinë e Pandorës. Presidenti Trump, doli me një doktrinë dhe narrativë gjeostrategjike dhe gjeopolitike, shtrirje të hegjemonisë dhe ekspansionit gjeostrategjik dhe gjeopolitik. Trump tha se Amerika është e rrezikuar nga rivalët Kina dhe Rusia.
Vizioni dhe doktrina e Trump-it është e njëjtë sikurse e Vladimir Putinit, por, jo me një gjuhë dhe urrejtje armiqësore, si ajo Putinit, me retorikën e denacifikimit, kthimit të territoreve të vjetra ruse e tjera. Donald Trump, ka sugjeruar se blerja ose aneksimi i ishullit më të madh në botë, që është i pasur me minerale, metale dhe gaz, Grenladës, kolonë e Danimarkës, prej tash do jetë pjesë e SHBA-së dhe mbi 50 mijë banorë të ishullit do të jen më të lumtur se në Danimarkë. Kopenhaga i është përgjigjur Trump-it se ne nuk kemi territore për të shitur dhe çdo invazion, aneksim është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të një shteti.
Po ashtu Trumpi ka shokuar dhe irrituar kombin kanadez, ku sipas doktrinës dhe impaktit politik, Kanada do të bashkohet si shteti i 51-it i SHBA, ndërkohë që kanadezët do të bëhet komb më koherent dhe superior amerikan.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka deklaruar se Trump ka parë ëndërr, ose ka bërë shaka. Kanada ka nj sipërfaqe që është e treta pas Rusi dhe SHBA-së, me dyzetë milionë banorë, me standard të lartë, jetë të begatshme dhe të lumtur. Aneksimi i Kanadasë sipas Trump-it është njësojë sikurse Gjermania të aneksoj Zvicrën.
Presidenti Trampf ,para gazetareve tha se Kanali i Panamasë që e kemi ndërtuar ne, është bërë pronë e koncerneve kineze. Kjo pronë duhet t’i kthehet shtetit tonë, ka theksuar ai.
Presidenti i Panamasë, Josef Mulino Raul, sugjeroi se kanë kaluar kohërat kur Amerika e aneksoi Teksasin, bleu shtetin Verxhinia nga Napoleon Bonaparta dhe Alaskën nga carët rusë.
Nuk dihet akoma nëse doktrina e Trump-it është një hipotezë dhe gafë, ëndërr e bukur, ose një vizion, estabilishmet, me çka Amerika do të merrte këto territore për t’u bërë një shtet kontinental me sipërfaqe më të madhe në rruzullin tokësor. Shumica e lidershipit botërorë dhe aleatët perëndimor, doktrinën e Trump-it e kanë konsideruar kthim në shekullin XIX, neoimperializëm dhe neokolonializëm modern të shekullit XXI.
HUMBASIT DHE FITUESIT
Deklaratat e Donald Trump-it, për Brukselin kanë qenë thikë pas shpine dhe shokuese. Reagimet e kancelarit gjerman Olaf Scholz ishin emocionuese dhe euforike. Scholz tha se presidenti amerikan Donald Trump, me marrjen dhe aneksimin e ishullit të Grenladës merr pjesë të territorit të BE-së, që mund të jetë fundi i aleancës transatlantike dhe i NATO-s.
BE është një tinajxher, një xhuxh dhe që nga Lufta e Dytë Botërore, ka qenë e varur nga SHBA. Çdo herë kur një burrë shteti, premier viziton Moskën, ose Pekinin, duhet të jetë në dijeni Washingtoni.
Nëse kjo doktrinë dhe ky vizion do të shndërrohet në një estabilishment dhe arkitekturë, në botën multipolare, do të fillojë një epokë e re, rendi ri, me tre fuqi globale SHBA-në, Kinën dhe Rusinë dhe do të ketë një lojë shahu mes tyre. Torta do të ndahet sipas marrëveshjes mes tri palëve, shkruan gazeta “Die Zeit”, kurse si humbës do të jetë BE-ja. Po ashtu BE nuk do të ketë fuqi ushtarake dhe financiare për ta ndihmuar Ukrainën, ndërsa Putini, pas marrjes së territoreve të pushtuara do të vazhdojë hegjemoninë dhe marrjen e vazhdueshme të territoreve të Europës Lindore, theksojnë analistët perëndimorë. Kina do të pushtojë dhe aneksojë Tajvanin, duke e zgjeruar hegjemonin dhe ekspansionin në Azi dhe Lindjen e largët.
Sipas disa analizave në mediat perëndimore, Donald Trump dhe pinjolli i tij, Elon Mask, janë duke mbështetur popullistë dhe ultranacionalistë të djathtë. Në Gjermani AFD-në, në Francë Le Pen dhe shtete tjera të BE-së.
Fitoren e Trump-it, serbët në Ballkanin Perëndimore e kanë pritur me shumë entuziazëm dhe admirim, duke menduar në ndryshimin e ekuilibrave dhe të politikës së jashtme të Trump-it në rajon.
Lideri nacionalist i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, do që të shkëputet nga federata e Bosnjës. Po ashtu, Aleksandër Vuçiq do të përgatisë skenarë, konflikte dhe incidente, rebelim të serbëve në veriun e Kosovës, me pretekst për t’i mbrojtur serbet e Kosovës, Vuçiq mund të hyjë me njësi speciale.
Sllavët e Ballkanit Perëndimor, dobësimin e BE-së,triumfin e Putinit e shohin si kalin e Trojës në Ballkanin Perëndimore. Në qoftë se gjeopolitika dhe gjeostrategjia trumpiste ndryshon ndaj Ballkanit, popujt sllav do të kthehen me Putinin për hegjemoni dhe domino efektit të sllavëve ortodoks në Ballkanin Perëndimor.