Senatorët Republikanë po përpiqen të mbledhin mbështetje maksimale mbi një projektligj të hartuar në mënyrë që Presidenca e Donald Trump të sigurojë autorizimin për të nisur bisedimet për blerjen e Groenlandës. Lajmi u bë I ditur fillimisht nga Fox News ku u zbulua se projekligjit quhet “Ta bëjmë Groenlandën të Madhe Sërisht”.
Projektiligji I cili mbeshtetet nga 12 republikan aktualisht me shumë gjasë do të miratohet pasi republikanët kanë shumicën në Senat dhe në Kongres. Nëpërmet këtij projektiligj Donald Trump do të lejohej të niste menjëhere negociatat me Danimarkën për blerjen e Groenlandës pas marrjes së pushtetit në 20 janar.
“Kongresi autorizon Presidentin, duke filluar nga ora 12:01 më 20 janar, për të kërkuar fillimin e negociatave me Mbretërinë e Danimarkës për të siguruar blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet në këtë projektligj.
“Jo më vonë se 5 ditë pas arritjes së një marrëveshjeje me Mbretërinë e Danimarkës në lidhje me blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti do t’u dërgojë komisioneve përkatëse të Kongresit marrëveshjen, duke përfshirë të gjitha materialet dhe anekset përkatëse”, shton ai.
Danimarka ka kontrollin e Groenlandës prej disa shekujsh, fillimisht si koloni dhe aktualisht si territor gjysmë sovran. Ishulli i nënshtrohet kushtetutës daneze, që do të thotë se çdo ndryshim në statusin e tij ligjor do të kërkonte një ndryshim kushtetues. Kryeministri i Groenlandës Mute Egede, i cili ka rritur përpjekjet për pavarësi, ka thënë vazhdimisht se ishulli nuk është në shitje dhe se i takon popullit të tij të vendosë për të ardhmen e tij. Megjithat Egede ka deklaruar se Groenlanda eshte e gatshme per me shume bashkepunim ushtarak me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Presidenti i zgjedhur Amerikan Donald Trump ka deklaruar se deshiron te bëjë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka perjashtuar përdorimin e fuqisë ushtarake ose ekonomike për të bindur Danimarkën që ta dorëzojë atë.