Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Spanja po planifikon të vendosë një taksë deri në qind për qind për pronat e blera nga jorezidentë nga vende jashtë BE-së, si Britania e Madhe.
Duke njoftuar masën, kryeministri Pedro Sánchez tha se masa “e paprecedentë” ishte e nevojshme për të përmbushur urgjencën e strehimit.
“Perëndimi përballet me një sfidë vendimtare: Të mos bëhet një shoqëri e ndarë në dy klasa, pronarët e pasur dhe qiramarrësit e varfër”, tha ai.
Banorët jashtë vendeve të BE-së, blenë 27,000 prona në Spanjë në 2023, tha ai në një forum ekonomik në Madrid, “jo për të jetuar”, por “për të fituar para prej tyre”.
“Gjë që, në kontekstin e mungesës në të cilën ndodhemi, ne padyshim nuk mund ta lejojmë”, shtoi ai.
Prandaj, lëvizja ishte krijuar për të “përparuar që shtëpitë e disponueshme të jenë për banorët”, theksoi Sandchez.
Ai nuk dha detaje se si do të funksiononte taksa dhe as një afat kohor për paraqitjen e tij në parlament për miratim, ku ai shpesh ka luftuar për të mbledhur vota të mjaftueshme për të miratuar legjislacionin.
Por qeveria e tij tha se propozimi do të finalizohej “pas një studimi të kujdesshëm”.
Është një nga një dhjetëra masash të planifikuara të shpallura nga kryeministri të hënë,n që synojnë përmirësimin e përballueshmërisë së banesave në vend.