Një kafkë e madhe dinozauri, jashtëzakonisht e ruajtur mirë, është zbuluar në Kinë, i përket një specie që nuk është parë kurrë më parë, thonë studiuesit.

Lloji, i quajtur Lishulong Wangi, i përket grupit të njohur si sauropodomorfë.

Fosili u zbulua në vitin 2007 në Gjeoparkun Kombëtar të Dinozaurëve Lufeng në provincën Yunnan, në Kinën jugore. Sedimentet në të cilat u gjet datojnë në periudhën e hershme Jurasike (201.3 milion deri në 199.3 milion vjet më parë), sipas studimit të botuar së fundmi në revistën shkencore PeerJ.

Sedimentet me grimca të imta të zonës ndihmuan në ruajtjen e skeletit të kafshëve, tha për LiveScience autori kryesor i studimit Qian-Nan Zhang, një paleontolog në Institutin e Paleontologjisë dhe Paleoantropologjisë së Vertebrorëve në Akademinë Kineze të Shkencave./abcnews.al