Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në Kumanovë. Disa gjuetar pasi e vranë një derr të egër, atë e transportuan me veturë, por në formën jo të duhur dhe kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e Policisë së Kumanovës.

Gjuetarët janë ndaluar nga Policia edhe për faktin se ekziston rreziku që derri të përhapë edhe sëmundjen e murtajës afrikane të derrave nga mos transportimi në mënyrën e duhur.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Inspektorati i Agjencisë së Veterinarisë. Analizojnë se nëse derri egër bartë virus të murtajës afrikane, pasi kjo sëmundje është konstatuar se është e përhapur në Maqedoninë e Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume