1 mln dollarë! Kjo është shuma që aktori i njohur Leonardo Di Caprio ka ndërmend të dhurojë për rikuperimin e Los Angeles pas zjarreve shkatërruese. Ylli i Hollywood, e lajmëroi këtë gjë në rrjetin e tij social Instagram ku shkruan se “fondet do të jenë për çdo nevojë urgjente të banorëve të qytetit, zjarrfikësve, organizatave apo gjithë komunitetit”.
Di Caprio synon edhe “rimëkëmbjen” e pyjeve e njëkohësisht rikthimin e gjallërisë së dikurshme me kafshët e egra në Kaliforni. Edhe aktorja e “Shtëpiakeve të Dëshpëruara” Eva longoria do japë kontributet e saj financiare për këtë kauzë. Ajo ka premtuar bujarisht po 1 milion dollarë. Listës së donatorëve të profilit të lartë i bashkohet edhe fituesja e çmimit Oscar, Jamie Lee Curtis e familja e saj. Ata kanë dhuruar një million dollarë për familjet e viktimave nga zjarret, ndërsa ikona e muzikës Beyonce do japë 2.5 milion dollarë!
Paris Hilton, Mel Gibson, Miles Teller, Jeff Bridges, Billy Crystal, Jamie Chung dhe Bryan Greenberg janë të famshmit që kanë humbur shtëpitë e tyre luksoze prej zjarreve.
Në një javë, Qyteti i Engjëjve u transformua në një “ferr”, me flakët që kanë shkrumbuar thuajse çdo gjë.