Ejup Berisha

Kosova asnjëher nuk ka qenë dhe nuk është Metohi, por ajo ka qenë
është dhe do të mbetet përher Kosovë derisa populli shumicë atje nuk vendos ta emëron ndryshe shtetin e tyre. Kjo është dhe do të mbetet kështu deshtën apo nuk deshtën kundershtarët dhe armiqt e saj. Nëse e shohim realitetin në
Kosovë ajo njëher ishte Krahinë autonome në kuadër te ish RSFJ-së më vonë në fillim vitet 90 të shekullit 20 kjo u shpall Republikë, ndërsa nga viti 2008 Kosova me luftën e bërë dhe me vullnetin e shumicës së qytetarëve të saj është shpallur shtet sovran dhe i pavarur. Edhe pse Serbia këtë realitet nuk dëshiron asesi ta pranon por ky është realitet i pakthyeshëm dhe i pandryshueshë. Kosova në kohën e ish RSFJ-së edhe pse nuk është quajtur Republikë por eshte quajtur krahinë autonome e njëjta megjithatë ka pasur elemente apo atribute Republike. Këtë e ilustrojne faktet pasiqë në të kanë funkcionuar Kuvendi, Këshilli ekzekutiv apo Qeveria, Sistemi Gjyqsor. Kosova gjithashtu ka pasur edhe policinë dhe mbrojtjen e saj territoriale. Të gjitha këto elemente Kosovën nuk e kanë dalluar nga gjashtë Republikat e tjera që ishin pjesë përbërëse e ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.Prandaj të kota janë përpjekjet e shumicës së serbëve që atë ta emërtojnë sipas tekeve, dëshirave dhe ndjenjave të tyre individuale apo dhe kolektive. Kosovën përsëris kanë të drejtë ta riemërtojnë dhe ajo do të quhet ashtu siç dëshiron shumica e popullatës së saj shumicë që jeton në teritorin e saj e jo të tjerët. Shqiptarët e Kosovë një ditë mund edhe të vendosin që vendit të tyre edhe tia ndryshojnë emrin por kjo është çështje e vullnetit dhe vendimit te tyre sovran e jo e dikuj tjetër. Këtyre ditëve një anëtar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i përkatësisë etnike serbe Kosovën e ka emëruar si Kosovë dhe Metohi. I njëjti është Ministri për sitem politik dhe mardhënie mes bashkësive etinike Ivan.
Stoillkoviç. Ky emërtim i përdorur nga ky për Republikën e Kosovës është provokim i qëllimshëm dhe tendencioz i tij duke e ditur se qëndrimi zyrtar i RMV-së nuk është ky si në emërtimin e përdorur nga ana e Ministrit në fjalë. Dhe sa i përket kësaj qështjeje duhet të reagon Kryeministri i Qeverisë së RMV-së Hristijan Mickovsk dhe i njëjti këtij ministri duhet tia bën me dije qëndrimin dhe vendimin zyrtar të RMV-së sa i përket emërtimit që duhet ta përdor shteti ynë në raportet me RKS-në. Ndë
rsa Ministri Stoilkoviç duhet ta korrixhon fjalorin e tij në raport me Kosovë
n dhe tu kërkon falje për këtë gabim të tij autoriteteve të shtetit fqij. Si dhe gjithashtu i njëjti të premton se nuk do ta përdor më emërtimin irritues ndaj qytetarëve të shtetit fqij. Ministri Ivan Stoilkoviç duhet të punon dhe të bën përpjekje për përmirsimin dhe thellimin e mëtejmë të mardhënieve të mira fqinjësore të RMV-së me RKS-në e jo ti zbeh këto mardhënie mes dy shteteve tona për shkak të gafeve të cilat i bën me qëllim i njëjti.