Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit në Gaza të arritur ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, transmeton Anadolu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale nga profili zyrtar i ministrisë në rrjetin social X, ajo bën thirrje për zbatimin e marrëveshjes, si dhe për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

“Mirëpresim marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Gaza dhe përgëzojmë përpjekjet diplomatike të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e marrëveshjes. Fokusi tani duhet të zhvendoset për të siguruar zbatimin e marrëveshjes, duke krijuar një rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Njoftimi për arritjen e armëpushimit erdhi në ditën e 467-të të gjenocidit të Izraelit kundër Gazës, i cili me mbështetjen e SHBA-së ka vrarë dhe plagosur më shumë se 156 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume