VAZHDOJNË PROTESTAT Е PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE
Nëse qeveria do të donte dialogë,tani do të ishim në tavolinë jo në rrugë, deklarata e sotme e kryetarit të Sindikatës së administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, Terpe Deanovski vjen pasi zëdhënsja e qeverisë Marija Miteva ditë më parë deklaroj që Sindikata në vend të dialogut e ka marrë si hap të parë protestën.
“Qeveria në vend që të shkruaj deklarata dhe të mohoj gjthçka që themi dhe në përgjithësi kemi të drejt, duhet të përkushtojm gjithë energjinë tonë dhe të gjejmë mënyren për ta zgjidhur këtë problem, nëse qeveria do të donte dialog do të ishim në tavolinë jo në rrugë” – tha Deanovski.
Kërkesa e tyre vazhdon që të mbetet nënshkrimi i marrveshjes kolektive dhe rritja e pagave për 30 përqind, Deanovski, deklaroj që 988 punonjës, nuk kanë marrë ende pagat e mujit dhjetor të vitit të kaluar.
“988 punonjës nuk kanë marrë ende pagat për muajin dhjetor, bëhet fjalë për punonjësit në të gjithë inspektoratet në vend e gjthë kjo për shkak të vonesës së Ministrisë së Financave e cila nuk ka marrë përsipër detyrimet e saj në kohë dhe në përputhje me ligjin. 988 punonjës pa kredite të paguara, pa fatura të paguara në muajin më të gjatë të vitit. Afati ligjor për pagesën e pagave e cila paguhet më së voni deri më 15 të muajit, ka kalar dje, dhe ende nuk ka informacion se kur do të marrin pagat punonjësit në inspetoratet e tyre” – tha Trpe Deanovski.
Nga sindikata thonë që nëse nuk arrihen të plotësohen kërkesat e tyre, protestat do të vazhdojnë, nga ku nesër nga ora 11:00 deri në ora 12:00 do të mbahet protestë para Ministrisë së Financave.