Ka shkuar në 87 numri i minatorëve që humbën jetën duke punuar ilegalisht në një gropë në një minierë të braktisur ari, njoftoi policia.

Gjatë operacionit të minierave, më shumë se 240 minatorë të mbijetuar u nxorën nga miniera, raportoi AP.

Zëdhënësja e policisë kombëtare Atlanda Mate tha se gjatë operacionit zyrtar të shpëtimit që filloi të hënën, 78 trupa të viktimave u nxorën nga gropa e minierës dhe nëntë trupa u gjetën më vonë-

Autoritetet e Afrikës së Jugut u sulmuan për veprimet e tyre kur ndërprenë përkohësisht furnizimin me ushqim dhe ujë për minatorët në përpjekje për t’i detyruar ata të dilnin në sipërfaqe, por shumë minatorë refuzuan të dilnin nga frika e arrestimit.

Grupet e të drejtave të njeriut që përfaqësojnë minatorët pretendojnë, megjithatë, se disa prej tyre u bllokuan brenda dhe u lanë të vdisnin nga uria.

Mate nuk dha detaje të operacionit të shpëtimit. Komunitetet lokale kanë organizuar përpjekjet e tyre për të nxjerrë minatorët jashtë, pasi autoritetet njoftuan muajin e kaluar se nuk do të ndihmonin minatorët e paligjshëm, duke i quajtur ata “kriminelë”.

Dyshohet se minatorët në gropë kanë vdekur nga uria dhe dehidratimi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume