Modelja dhe influencuesja Dayana Lins (20 vjeçe) shpjegoi në një video të postuar në Instagram arsyet pse i ka kërkuar divorcin sulmuesit Vitor Roque (19 vjeç), futbollist në pronësi të Barcelonës, i huazuar te Real Betis me opsion blerjeje.

Çifti i ri u martua në dhjetor të vitit 2023, pak para se të bëhej zyrtar transferimi i Vitor Roque te katalanasit.

LEXO EDHE:
Të shtunën luhet Juventus-Milan, Vlahovic drejt riaftësimit, Pulisic në dyshim
“Kam ndërmend të ndahem, kemi nisur negociatat, fatkeqësisht martesa nuk funksionon. Kur arritëm në Europë, qëndrimi i tij filloi të ndryshonte… Mendoj se ishte për shkak të presionit të futbollit. Tek unë, që duhej të isha streha e tij e sigurt, filloi të shfrynte stresin e tij me fjalë dhe qëndrime shumë të ashpra për të cilat nuk jam gati të flas”, – tha ajo.

Dayana Lins pranon se ende është e martuar ligjërisht me futbollistin brazilian. “Do të shoh nëse mund të ndaj disa gjëra këtu. Siç e di shumica juaj, u martova vitin e kaluar.

Ende jam e martuar dhe si të gjitha vajzat (të paktën ashtu mendoj), ekziston ideja që pasi martohesh, do të kesh shoqëri, empati, dashuri, fëmijë, do të ndërtojnë një familje, – shpjegoi Dayana në një video ku donte të ndante dhimbjen e saj me më shumë se 420.000 ndjekësit në Instagram.

“Ka pasur situata si ajo që nuk di nëse mund të hash atë që ke në frigorifer, në shtëpinë tënde. Pra, kur martohesh, do të të pëlqejë apo jo, mendon se ke zgjedhur partnerin e duhur. Edhe unë duke besuar lashë gjithçka pas…, shtëpinë e prindërve të mi, universitetin tim, punën time.

U transferova në një tjetër vend për të ndjekur jetën e tij. Çdo ndryshim vjen me pak komoditet, apo jo? Por në fund, siç thashë, e bëra këtë video për të ndarë eksperiencën time që të tjerët të mos ndodhen në situata ku ka mungesë empatie nga njerëzit që i rrethojnë. Dhe sigurisht, ju apeloj për të mos u dëmtuar.

Për shembull, të pyesësh nëse mund të marrësh diçka nga frigoriferi, brenda shtëpisë tënde, të ndihesh e paaftë për të blerë ushqim, duke të thënë se është për qentë. Në përmbledhje, ka një gjë që dua ta them: nëse kishe një jetë të plotë para asaj marrëdhënieje, mos e lë pas gjithçka.

Sigurisht, beso në dashuri, beso te Zoti. Por nëse dëshiron të mbrosh arritjet e tua, futu në një marrëdhënie ku personi dëshiron të heqë dorë nga disa gjëra për ty, ashtu siç do ta bëje edhe ti për të. Sepse kur tjetri nuk ka atë dashuri, atë ngrohtësi, atë vullnet për të hequr dorë nga diçka për ty, mund të të braktisë në mundësinë e parë që të ketë”.