Sir Keir Starmer është zotuar se do ta vendosë Ukrainën në “pozitën më të fortë të mundshme” këtë vit, teksa ai bëri udhëtimin e tij të parë në Kiev si kryeministër.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar “nuk do të heqë dorë kurrë” nga dhënia e mbështetjes së nevojshme për Ukrainën në nënshkrimin e asaj që Downing Street thotë se është një pakt 100-vjeçar partneriteti historik me Ukrainën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Sot është një ditë vërtet historike, marrëdhënia jonë është më e ngushtë se kurrë,” u tha gazetarëve presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Marrëveshja zyrtarizon mbështetjen ekonomike dhe ushtarake të premtuar tashmë për vendin.

Zelensky është i prirur të forcojë garancitë e sigurisë nga aleatët kryesorë, i kujdesshëm se administrata e re amerikane e Donald Trump mund të fillojë të shtyjë Ukrainën për të bërë paqe me Rusinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume