Pas më shumë se 7 muajsh në stacionin ndërkombëtar hapësinor, Sunita Williams la kapsulën dhe doli për atë që quhet shëtitje hapësinore.
Astronautja e NASA, njëherësh edhe komandante e stacionit, u shoqërua nga kolegu Nick Hague për të riparuar një defekt, teksa laboratori orbitalm lëvizte mbi Turkmenistan.
“Unë po dal!”- THA Williams me radio.
Suni Williamsh dhe Bucth Wilmore u nisën në bordrin e kapsulës së re Starliner të Boeing qershorin e vitit 2024. Ai që duhet të ishte një fluturim test njëjavor, u kthye në mbi 7 muaj izolim, për shkak të problemeve në kapsulë.
Kapsula e NASA u kthye bosh, ndërsa dy astronautët pritet të kthehen në fund të marsit ose në fillim të prillit, duke shënuar gati 10 muaj në orbitë.
Kjo shëtitje hapësinore shënoi të parën nga astronautët e NASA-s që nga një përpjekje e ndërprerë verën e kaluar, e cila ishte ndalur për shkak të rrjedhjes së ujit në kostumin e një prej astronautëve. Që atëherë NASA e ka zgjidhur problemin.
Për Williams, një astronautë me eksperiencë, që ka qenë edhe me parë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, kjo ishte shëtitja e tetë hapësinore.
E radhës pritet të ndodhë javën e ardhshme, ku do të shoqërohet nga kolegu Wilmore.