Dy foshnje të sapolindura, binjakë, rreth 20 ditë që kishin lindjr, kanë vdekur dje rreth mesditës, dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Prilep ka urdhëruar autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tyre.

Sipas prokurorit publik Stevço Binoski, foshnjat, një djalë dhe një vajzë, ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. Familja nga fshati Slavej i Prilepit kishte thirrur shërbimin e ndihmës së shpejtë.
Familja në fshatin Slavej kishte thirrur ndihmën e shpejtë. Binjakët ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekipi i ndihmës së shpejtë, sapo mbërriti, konstatoi vdekjen e njërit nga foshnjat, ndërsa tjetri u dërgua në spitalin e Prilepit në gjendje të rëndë, ku vdiq. Familja jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe ka edhe tre fëmijë të tjerë. Kam urdhëruar autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes së foshnjave. Janë njoftuar autoritetet përkatëse, përfshirë Qendrën për Punë Sociale të Prilepit, tha Binoski.

Sot në orën 12:00 është caktuar një konferencë për shtyp në Qendrën për Punë Sociale.