Puntata e fundit e së martës së Big Brother VIP Albania, ka thyer rekorde shikueshmëri në platformën YouTube.

Për katër ditë, ky episod i edicionit të katërt ka grumbulluar 2.9 milionë shikime në këtë platformë.

Kjo shifër tregon një interes të gjatë nga audienca për të përcjellë dinamikat e pafundme, analizat dhe diskutimet për banorët aty brenda.

Por, a mund t’i atribuohet kjo shikueshmëri Gjestit?

Zhvillimet, debatet dhe konfliktet që Gjesti i pati përgjatë javës me G-Banin e Jozin, e po ashtu reagimet e figurave të shumta që i dolën në përkrahje këngëtarit si dhe më pas vendimi i produksionit për Zarfin e Zi, mund të kenë ndikuar si para-zhvillim, për të ndikuar më pas edhe tek shifrat e larta të shikimit të prime-it.

Atë natë, Vëllai i Madh njoftoi se për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave gjatë javës, duke përfshirë dhunën verbale dhe sjelljet jo korrekte, nga tre banorë – Jozi, Amber dhe G Bani – do të shkonin në televotim.

Por kjo situatë mori një kthesë të papritur kur Amber vendosi të largohej nga shtëpia me vullnetin e saj. Ajo shpjegoi se nuk ndjehej më rehat në lojë pas ngjarjeve të fundit.

Si për krahasim, shifra prej 2.9 milionë e shikimeve që episodi i 14 janarit mori, është dukshëm më e lartë se episodi i finales së madhe të edicionit të dytë të BBVA-së, ku u shpall fitues Luiz Ejlli.

Iu deshën gati dy vjet që ky prime të grumbullonte 2.4 milionë shikime në YouTube.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume