Agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 113 persona, përfshirë 28 fëmijë dhe 31 gra, janë vrarë tani në Rrip që nga shpallja e armëpushimit të mërkurën mbrëma.
Të paktën 264 persona janë plagosur në të njëjtën kohë, shton ai.

Ndër vdekjet e fundit që përmend Basal janë dy persona të vrarë në një sulm në Jabalia në Gazën veriore dhe tre të vrarë në bombardimet prapa Kullës Al-Zafer në qytetin e Gazës.

Kujtojmë se ditën e djeshme (16.01.2025) kabineti i Sigurisë Izraelit nuk u mblodh siç ishte parashikuar për të votuar marrëveshjen e armëpushimit, ndërsa sipas BBC, mbledhja po mbahet këtë të premte.

Kabineti i sigurisë duhet të votojë për të pranuar marrëveshjen dhe më pas kabineti më i gjerë i qeverisë izraelite duhet ta miratojë zyrtarisht atë, përpara se armëpushimi të hyjë në fuqi.