Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani i cili pas vizitës në Poloni udhëtoi mbrëmë për në Ukrainë, sot në Kiev është takuar me zv/ministrin e Jashtëm, Evgen Perebinis.

Njoftimi i Murtezanit në Facebook:

Mëngjesin e sotëm u takova me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Evgen Perebinis.

Në zemër të Kievit, diskutuam rëndësinë e solidaritetit, sfidat e përbashkëta dhe perspektivat e integrimit evropian. Maqedonia e Veriut mbetet partner i fuqishëm i Ukrainës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume