Tetova ndoshta është qyteti ku më së shumti ka ndërtime të egra, si në Kodrën e Diellit poashtu edhe qyteti. Asnjë kryetar komune kurrë nuk ka marrë seriozisht prishjen e ndërtimeve të egra apo të parandalojë ndërtimin e tyre. Në kohën e Bilall Kasami janë ndërtuar mbi 10 ndërtesa që nuk posedojnë leje aduekute, ku disa kanë nga dy – tre kate apo shumë kate pa leje, por ata presin në sirtaret e Kasamit për tu legalizuar.
Sot Kasami ka promovuar prishjen e një terase duke bërë me dije se do të goditen ata që ndërtojnë pa leje. Ky mund të jetë viti i fundit i Bilall Kasami, 3 vitet e kaluara Kasami lejoi ndërtimin e objekteve pa leje, dhe sot prishën vetëm ata që nuk i shkojnë për shtati.
Gazetari i portali TS, Nevrij Admei thotë se Kasami edhe pse ka vendim për prishjen e Kryqit në Kodrën e Diellit, ai nuk e bën atë, por prish vetëm ndërtimet e bizneseve shqiptare.

Inspektoriati komunal i Tetovës ka dalë në terren dhe ka filluar shembjen e objekteve të ndërtuara në hapësirat publike, njoftoi kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Inspektoriati komunal është në terren!

Tetova nuk është pronë private që mund të uzurpohet, por është shtëpia e të gjithve. Prandaj, secili duhet të kujdeset për hapësirat publike!

Do lirojmë çdo pjesë të qytetit, për të vendosur rend dhe siguri në qytet!” ka shkruar Kasami