ërderisa në vendin tonë pesticidi “Imidacloprid” është i ndaluar prej 5 vitesh të spërkatet në perime, para pak ditësh Kroacia ngriti alarmin që lakrat nga Maqedonia kanë këtë medikament të rrezikshëm. Por sa janë në dijeni për këtë qytetarët!?

Sikurse prodhuesit ashtu edhe tregtarët e pranojnë që perimet janë të spërkatura me pesticide, por qytetarët shprehen skeptik nëse ato janë adekuate dhe të padëmshme për shëndetin e njerëzve. Në tregjet e gjelbra, ende askush nuk di të thotë nëse ato janë të sigurta për konsum.

Sipas agronomëve, ky pesticid nëpër barnatoret bujqësore kjo nuk gjendet, por ka gjasa të shitet në treg të zi. Agronomja sqaron se studimet shkencore, të bazuara në testet e kafshëve, kanë arritur në përfundimin se pesticidi “Imidacloprid” ka efekte të dëmshme në zemër, veshkat, gjëndrën tiroide dhe trurin dhe mund të shkaktojë simptoma neurologjike, duke përfshirë bllokimin e frymëmarrjes dhe vdekjen.

Pyetëm autoritetet! Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë dje ka pranuar një njoftim përmes Sistemit të sinjalizimit të shpejtë të Bashkimit Evropian për ushqim të njerëzve dhe të kafshëve për një produkt të pasigurt të eksportuar nga kategoria e pemëve dhe perimeve me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë thonë se shërbimet inspektuese do të kryejnë mbikëqyrje tek importuesi për të përcaktuar prodhuesin e produktit kontestues që ende nuk është kthyer në vend, dhe për të cilin, eksportuesi ka mundësinë të shkatërrojë sasitë e kontestuara në mënyrë të padëmshme.
Me vendim të Komisionit të BE-së, ndalohet përdorimi i saj në të gjitha kulturat e kultivuara jashtë.

Por, si kjo agjenci ashtu edhe Instituti i fitopatologjisë nuk theksojnë se të njëjtat pesticide të ndaluar a janë përdorur edhe në tregun e brendshëm të fruta-perimeve që do rrezikonte shëndetin e qytetarëve.