Më datë 18.01.2025, në ora 18:30, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit, kanë privuar nga liria personin T.J. (48) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm në stacionin policor të Gostivarit nga partnerja e tij 46 vjeçare me të cilën më parë ka qenë në lidhje dhe kanë jetuar së bashku, sipas raportimit, pasi ka shkuar në shtëpinë e nënës së saj, pas një debati verbal, e ka sulmuar fizikisht atë dhe mbesën e saj. Personi është mbajtur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.