Në vitin 2024, forcat pushtuese ruse humbën më shumë ushtarë të vrarë ose të plagosur sesa në dy vitet e mëparshme të luftës.

Kështu së paku ka thënë Oleksandr Syrskyi, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja.

“Humbja e tyre e fuqisë njerëzore, sipas vlerësimeve tona, është mbi 434,000, nga të cilat afërsisht 150,000 u vranë në 2024. Gjatë këtij viti (2024 – red.) të armiqësive, ata kanë humbur më shumë se në dy vitet e mëparshme të luftës”, citohet të ketë thënë Syrskyi.

Ndërsa duke iu përgjigjur një pyetjeje se si Ukraina duhet të kryejë operacione sulmuese kundër një fuqie njerëzore dërrmuese ruse dhe komponentit të aviacionit, Syrskyi vuri në dukje se Ukraina duhet të aplikojë në mënyrë aktive mjete që shihen si avantazhi i saj unik në fushën e betejës.

“Çfarë duhet të bëjmë? Ne duhet të zbatojmë çdo gjë që e shohim si avantazhin tonë. Ju e dini që ne jemi të parët në botë që kemi ngritur ndonjëherë Forcat e Sistemeve Pa pilot. Në fakt, ne aktualisht jemi duke shkallëzuar dhe zgjeruar komponentin pa ekuipazh. Ne po zhvillojmë në mënyrë aktive platforma robotike…”, theksoi Syrskyi.

Sipas Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, është e pamundur të fitosh një luftë ekskluzivisht në mbrojtje.