Personi që shihni në foto, është 22-vjeçari Fatjon Kasaj nga fshati Lukovë, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar pak pas mesditës së djeshme në rrugën e lumit të Vlorës.

I riu ka qenë duke drejtuar një motor tip “Yamaha”, në momentin kur u përplas nga automjeti tip “Peugeot” që drejtohej nga shtetasi J. K., 80-vjeç, nga Vlora.

FOTO/ U përplas për vdekje nga makina teksa drejtonte një motor, ky është 22-vjeçari që humbi jetën në Vlorë
I riu humbi jetën në vendin e ngjarjes, teksa përplasja ka qenë aq e fortë sa pas askidentit, makina ka përfunduar jashtë rruge, ndërsa motomjeti i bërë “copë copë” në mes të rrugës.

Ndërkaq policia njofton këtë të hënë se ka arrestuar të moshuarin që drejtonte autoveturën.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80-vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22-vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.