Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Veles (QRMK) njofton se një zjarr ka shpërthyer në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Çemersko të Kavadarit.

Sipas QRMK-Veles, në vendngjarje po ndërhyjnë 10 zjarrfikës me 3 makina zjarrfikëse, si dhe tre ekipe mjekësore dhe dy automjete policore me 8 policë.

Në ndërkohë, me dy automjete janë evakuuar 30 persona të cilët ishin të vendosur në shtëpinë e të moshuarve në Kavadar”, thonë nga QRMK.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume