TikTok ka rikthyer shërbimet për 170 milionë përdoruesit e tij në SHBA, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do t’i jepte aplikacionit “kohë shtesë” kur të merrte detyrën të hënën.
Të dielën, aplikacioni në pronësi kineze ndaloi së punuari për përdoruesit amerikanë, pas shqetësimeve se të dhënat e tyre mund të aksesoheshin nga zyrtarët kinezë.
Në një deklaratë, TikTok më vonë tha se ishte në proces të “rikthimit të shërbimit” vetëm disa orë pasi u ndal në Amerikë.
TikTok falënderoi Presidentin e zgjedhur për “dhënien e qartësisë dhe sigurisë së nevojshme” dhe tha se ata do të punonin me Trump “për një zgjidhje afatgjatë që do të mbajë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara”.