Kristjan Asllani ishte një nga lojtarët më të spikatur te Interi, në fitoren 3-1 ndaj Empolit në Serie A.
Mesfushori i Kombëtares, asistoi te goli i dytë, i shënuar nga Denzel Dumfries. Në prononcimin pas ndeshjes për “DAZN”, Asllani tha se është shumë i lumtur për fitoren, ndërsa shtoi se e njeh mirë Empolin, për shkak të të kaluarës aty.
“Jam i lumtur. Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja. Bëmë mirë në këtë takim. Unë e njoh mirë Empolin sepse kam luajtur aty për 13 vite. Në pjesën e parë kishim pak hapësira, në të dytën Lautaro e zgjidhi me një supergol.
Martinez është një sulmues i mirë. Jemi shumë të lumtur që e kemi një kapiten të tillë. Në momente të vështira, ai i jep një shtysë të madhe skuadrës. Jam i lumtur që luaj me të prej tre vitesh”, u shpreh Asllani.